RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Astronautja e parë femër e Arabisë Saudite do të fluturojë në hapësirë ​​më 21 maj

astronautja-e-pare-femer-e-arabise-saudite-do-te-fluturoje-ne-hapesire-​​me-21-maj

Astronautja e parë femër e Arabisë Saudite do të fluturojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) më 21 maj, sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA.

Rayyanah Barnawi, një studiuese e kancerit të gjirit, së bashku me astronautin Ali AlQarni, do të jenë pjesë e misionit Axiom Space 2, i cili do të fluturojë më 21 maj, tha NASA.

Misioni 10-ditor ishte planifikuar të ngrihej nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida më 8 maj, përpara se nisja të riplanifikohej në 21 maj nga NASA dhe Axiom Space.

Dy astronautët sauditë pritet t’i bashkohen astronautit të Emirateve Sulltan Al Neyadi, i cili ndodhet në ISS për një mision gjashtë mujor.

Astronautja Peggy Whiston dhe pionieri dhe piloti i biznesit John Shoffner do të jenë gjithashtu pjesë e misionit Axiom Space 2.

Related posts

“Destabilizon rajonin”/ Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

admin

Rrëfen qytetari që u arrestua se largoi flamurin serb në Zveçan

admin

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, Trump mbledh këshillin e sigurisë

Irfan Jahiu