RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, Trump mbledh këshillin e sigurisë

kriza-ne-ngushticen-e-hormuzit,-trump-mbledh-keshillin-e-sigurise

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thirrur një takim urgjent në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar krizën në Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat me Iranin, raportoi Axios dhe zyrtarëve amerikanë.

Në takim morën pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, si dhe sekretari i Thesarit Scott Bessent. Të pranishëm ishin gjithashtu shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, i dërguari special Steve Witkoff, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe kryetari i Shefave të Përbashkët të Forcave të Armatosura Dan Caine.

Sipas raportimeve, tensionet në rajon janë rritur sërish pavarësisht përparimeve të mëparshme në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit. Trump deklaroi se Teherani “u bë pak i sjellshëm”, por paralajmëroi se SHBA nuk do të lejojë “shantazh” dhe se situata mund të përshkallëzohet nëse nuk arrihet marrëveshje.

Ai shtoi se bisedimet me Iranin po vazhdojnë dhe se pritet një vendim brenda ditës nëse palët do të ecin përpara drejt një marrëveshjeje.

Related posts

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës Mette-Marit, nevojë urgjente për një transplant të mushkërive! Presioni për lidhjet me Epstein dhe akuzat ndaj të birit

admin

“Shkrin edhe trupat e njerëzve”, Rusia përdor armën e frikshme kundër ukrainasve në Kursk

admin

SHBA, rritet me 50 për qind numri i vdekjeve nga armët te fëmijët dhe adoleshentët

admin