RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dëbon konsullin e Kanadasë në Shangai

kina-debon-konsullin-e-kanadase-ne-shangai

Pekini dëboi një diplomate kanadeze të martën pasi Otava e shpalli diplomatin kinez “persona non grata”, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës bëri të ditur se ka kërkuar nga konsulli i Kanadasë në Shangai, Jennifer Lynn Lalonde, “të largohet nga Kina më së voni deri më 13 maj”.

“Kina rezervon të drejtën për të reaguar më tej”, thuhet në njoftim.

Reagimi i ashpër i Pekinit erdhi pasi ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly e shpalli diplomatin kinez Zhao Wei “persona non grata” të hënën.

Zhao pretendohet se u dëbua lidhur me akuzat për “komplot” kundër një ligjvënësi kanadez.

“Isha e qartë. Nuk do të tolerojmë asnjë formë të ndërhyrjes së huaj në punët tona të brendshme. Diplomatët në Kanada janë paralajmëruar se nëse përfshihen në këtë lloj sjelljeje, do të dërgohen në shtëpi”, tha Joly.

Megjithatë, ambasada kineze në Otava e quajti vendimin “gënjeshtër të hapur”.

Related posts

“Dëgjuam 4 ose 5 të shtëna”- Trump përshkruan momentet nga atentati i dështuar ndaj tij: Shërbimi Sekret më mori dhe më…

admin

Presidencialet në SHBA/ Konfirmohet përballja televizive mes Joe Biden dhe Donald Trump, ja data kur do të zhvillohet debati

admin

Kurti: Vuçiq shkeli marrëveshjen, dërgoi letra kundër anëtarësimit të Kosovës në BE

admin