RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Scholz: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të vazhdojë

scholz:-normalizimi-i-raporteve-kosove-serbi-te-vazhdoje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ftoi shtetet e Bashkimit Evropian që t’i mbajnë premtimet për vendet e Ballkanit Perëndimor, që të integrohen në BE. Në një fjalim para eurodeputetëve në Ditën e Evropës, Scholz foli edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e saj. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, shtoi ai.

Scholz deklaroi se vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainës, Moldavisë e edhe Gjeorgjisë, iu është thënë se e kanë vendin në BE, e kjo sipas tij, duhet të ndodhë.

Kancelari gjerman theksoi se BE-ja duhet t’i ndërmerr reformat e duhura për të qenë e gatshme t’i bashkojë forcat me bllokun perëndimor.

“Përpjekjet për të rindërtuar Ukrainën, një tjetër anëtare aspiruese e BE-së, do të kenë nevojë për kapital politik dhe financiar në afat të gjatë, deklaroi ai./Rel

Related posts

OKB: Bota po paguan një çmim të madh për varësinë nga karburantet fosile

admin

Pas vrasjes së liderit Hassan Nasrallah, Izraeli ekzekuton një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut

admin

Zelensky takohet me Papën në Vatikan – VIDEO

admin