RTV AHIRETI
Lajme

Zelandë e Re, shpallet situatë emergjente në Auckland për shkak të përmbytjeve

zelande-e-re,-shpallet-situate-emergjente-ne-auckland-per-shkak-te-permbytjeve

Në qytetin Auckland të Zelandës së Re shpallet situatë emergjente për shkak të përmbytjeve, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të BBC-së, Qeveria e Zelandës së Re teksa ka shpallur gjendjen emergjente në Auckland-in e goditur nga përmbytjet. Njoftohet se një grup nxënësish të shkollës së mesme janë prekur nga ujërat e përmbytjeve gjatë një ekskursioni eksplorues në shpellat në qytetin Whangarei në rajonin Northland.

Vihet në dukje se grupi përbëhej nga 15 nxënës dhe 2 të rritur, se një prej nxënësve ka humbur dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit. Në qytet janë anuluar udhëtimet me tren dhe autobus ndërsa udhëtarët janë paralajmëruar që të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme.

Reshjet intensive do të vazhdojnë deri në mesnatë me ndërprerje në intervale. Ekipet e shpëtimit emergjent në Auckland njoftuan se u janë përgjigjur më shumë se 200 thirrjeve për ndihmë.

Për shkak të përmbytjeve në Auckland, në janar humbën jetën 4 persona ndërsa si pasojë e fatkeqësisë së shkaktuar nga cikloni “Gabrielle” në shkurt humbën jetën 11 persona.

Related posts

Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, BE-ja pret marrëveshje për dinarin

admin

Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi

admin

Greqi, pezullohet puna në shumë institucione për shkak të temperaturave të larta

rezart morina