RTV AHIRETI
Lajme

Ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite priti në takim shefin e kabinetit të Myftiut Naim ef. Tërnava, mr. Besim Mehmetin

ministri-per-ceshtje-fetare-te-arabise-saudite-priti-ne-takim-shefin-e-kabinetit-te-myftiut-naim-ef-ternava,-mr.-besim-mehmetin

Gjatë vizites së tij në Arabinë Saudite, shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, mr. Besim Mehmeti, u prit në takim nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif al Shejh.

Ai përcolli përshëndetjet dhe urimet e Myftiut Tërnava, duke falënderuar kështu Mbretërinë e Arabise Saudite për përkrahjen e ofruar për Kosovën në periudha të ndryshme dhe në sfera të ndryshme. Ai gjithashtu e njohu nikoqirin me ecurinë e projekteve të përbashkëta të realizuara në Kosovë.

Nga ana e tij, ministri saudit, çmoi këtë vizitë duke vlerësuar tej mase angazhimet e Myftiut dhe të BIK-ut për thellim të bashkëpunimit, si dhe uroi të gjitha të mirat, prosperitet e zhvillim, për popullin e Kosovës.

Related posts

Aeroporti i Prishtinës, i dyti për më së shumti pasagjerë në rajon sivjet

admin

Johnson nxit Perëndimin të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

admin

Shekerinska: Samiti i Ankarasë në korrik do të përqendrohet në arritjen e rezultateve konkrete

Kushtrim Guraj