Mbështetësit e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, dolën në rrugët e Karaçit për të protestuar kundër arrestimit të tij më herët gjatë ditës.
Khani u arrestua në Islamabad, pasi u paraqit në gjykatë me akuza korrupsioni.
Fawad Chaudhry, një zyrtar i lartë me Partinë pakistaneze Tehreek-e-Insaf, ka thënë se 72-vjeçari Khan u arrestua në ambientet e gjykatës nga agjentë të organit antikorrupsion të vendit, Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë.
Khani u rrëzua me mocion mosbesimi në prill 2022. Ai ka pretenduar se rrëzimi ishte i paligjshëm dhe komplot perëndimor dhe ka bërë fushatë kundër qeverisë së pasuesit të tij, kryeministrit Shahbaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Chaudhry ka thënë se Khani u tërhoq zvarrë nga gjykata në një automjet policie. /koha
Karachi Milienium Mall right now#ReleaseImranKhanNOW#ImranKhan#BehindYouSkipper#نکلو_خان_کی_زندگی_بچاؤ pic.twitter.com/VR03WBn2gC
— Mubah M-Soleja (@TheMubahSoleja) May 9, 2023