RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Misioni i OKB-së “vazhdon përpjekjet” për të ndaluar armiqësitë në Sudan

misioni-i-okb-se-“vazhdon-perpjekjet”-per-te-ndaluar-armiqesite-ne-sudan

Misioni i OKB-së në Sudan (UNITAMS) ka deklaruar se po vazhdon përpjekjet dhe kontaktet me ushtrinë sudaneze dhe grupin paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për të ndaluar armiqësitë dhe për të rivendosur qetësinë, transmeton Anadolu.

“Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm, Volker Perthes, po vazhdon punët e tij të mira nga Porti Sudan. Ai është në kontakt me të dyja palët duke kërkuar një armëpushim për të mundësuar ndihmën urgjente humanitare”, tha UNITAMS.

Që nga 15 prilli, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Sudanit, mbi 550 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë plagosur në luftimet midis ushtrisë dhe RSF-së. Dy rivalët ushtarakë të shtunën zhvilluan bisedimet e tyre të para ballë për ballë në Arabinë Saudite, në një përpjekje për të zgjidhur konfliktin e tyre.

Mosmarrëveshja midis dy palëve është nxitur muajve të fundit për integrimin e RSF-së në forcat e armatosura, një kusht kyç i marrëveshjes së tranzicionit me grupet politike në Sudan.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga vjeshta e vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një masë të cilësuar nga forcat politike si një “grusht shteti”.

Periudha kalimtare, e cila filloi në gusht të vitit 2019 pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, ishte planifikuar të përfundojë me zgjedhjet në fillim të vitit 2024.

Related posts

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të befasishëm të prodhimit

Muhamet Ramadani

Iu vendos zjarri tre linjave hekurudhore të trenave me shpejtësi të lartë, ndërprerja e udhëtimeve në Francë pritet të zgjasë me ditë

admin

Papa Françesku thirrje Putinit: Jepi fund dhunës dhe vdekjeve

admin