RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit të merret në dialog

lajcak:-vendimi-per-hapjen-e-ures-se-ibrit-te-merret-ne-dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog.

Ai ka thënë se është përkrahës i fort i vendimeve dhe zgjidhjeve për të cilat palët pajtohen.

“Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e Urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh”, ka thënë ai, duke përsëritur që dialogu duhet të përdoret si platformë për marrëveshje.

“Nuk duhet që vizioni i njërës palë të jetë mbi vizionin e palës tjetër”, është shprehur Lajçak.

Related posts

Gjermania sinjalizon forcimin e G7 kundër Kinës dhe ndikimit rus

admin

Zelenskyy: 1,5 milion njerëz në Odesa pa energji elektrike pas goditjeve me dron

admin

U qëllua pesë herë me armë zjarri, zyrtarët: Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, ende në gjendje të rëndë

admin