RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mos e injoroni gojën e thatë – mund të jetë shenjë e pesë sëmundjeve

mos-e-injoroni-gojen-e-thate-–-mund-te-jete-shenje-e-pese-semundjeve

Tharja e vazhdueshme e gojës në disa raste mund të jetë një shenjë e sëmundjes serioze, sipas stomatologut Azad Eyrumlu.

Goja e thatë njihet me termin mjekësor xerostomia, që në thelb do të thotë se ka mungesë të pështymës në gojën tuaj, transmeton Klankosova.tv.

Pështyma ndihmon në kontrollin e niveleve të baktereve, si dhe balancon dhe largon acidin rreth dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, shkruan The Sun.

Eyrumlu tha: “Një gojë e thatë mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull diku tjetër. Kjo mund të shfaqet me simptoma të tilla si një ndjenjë ngjitjeje në gojë, tharje ose dhimbje të fytit, vështirësi në përtypje ose gëlltitje apo edhe erë e keqe.

“Disa gjendje shëndetësore si sulmi në tru, diabeti ose sëmundja e Alzheimerit mund të shfaqen në këtë mënyrë, ndërsa këto simptoma mund të jenë gjithashtu një tregues i një çrregullimi autoimun si HIV ose sindroma Sjogren”, shtoi ai.

Stomatologu thotë se është e rëndësishme të flisni me mjekun e përgjithshëm nëse goja juaj e thatë nuk do të largohet.

Më poshtë i gjeni disa gjendje shëndetësore të cilat mund të vijnë nga tharja e gojës:

Diabeti

Sulm në tru

HIV

Sëmundja e Alzheimerit

Sindromi Sjögren

Related posts

Pse nuk duhet të pini ujë të gazuar para gjumit?

admin

Dieta vegjetariane zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrëve tek meshkujt

rezart morina

Këto simptoma tregojnë se keni probleme me mushkëritë

admin