RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hani tost me fasule për një dietë të shëndetshme

hani-tost-me-fasule-per-nje-diete-te-shendetshme

Ekspertët thonë fasulet në bukë të thekur, apo tosti me fasule, është një ndër ushqimet që mund të futet në listë për një dietë të shëndetshme.

Sipas tyre, ushqimet si buka integrale, drithërat integrale, salcat e makaronave me bazë domate dhe kosi i frutave janë shumë të mira për shëndetin.

“Për shumë prej nesh, kur kthehemi në shtëpi pas një dite të ngarkuar, ushqime si fasula, buka e thekur me miell integral, janë një mënyrë e përballueshme për të ngrënë shpejt një vakt të ekuilibruar”, thanë ekspertët.

Ata gjithashtu thanë se zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme mund të bëhet edhe pa shumë shpenzime, shkruan The Sun.

“Është mirë nëse mund të gatuash, por kur je në punë, e nuk ke kohë, atëherë zgjedh të bësh ushqime më të shpejta. Ne duhet ta bëjmë ushqimin e shëndetshëm më të lehtë dhe më të përballueshëm, jo më të vështirë dhe të shtrenjtë. Zgjedhja e ushqimeve më të shëndetshme të përpunuara është një mënyrë që mund t’i ndihmojë njerëzit të përshtatin ushqimin e shëndetshëm në jetën e tyre”, thanë tutje ekspertët ushqimor.

Related posts

Vitaminat që duhet t’i merrni pas moshës 40-vjeçare

admin

Numri i rasteve me kancer te njerëzit nën moshën 50 vjeçare është rritur me pothuajse 80 për qind në tri dekadat e fundit

admin

Nëse shkoni shpesh në tualet pas kafesë, trupi juaj po ju jep sinjale të qarta

rezart morina