RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Regjimi i Asadit zgjat për 3 muaj kalimet për ndihmat humanitare në pikat kufitare Öncüpınar dhe Çobanbey

regjimi-i-asadit-zgjat-per-3-muaj-kalimet-per-ndihmat-humanitare-ne-pikat-kufitare-oncupinar-dhe-cobanbey

Zëvendës sekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i OKB-së për ndihma emergjente, Martin Griffiths tha se regjimi i Asadit në Siri ka vendosur të mbajë hapur edhe për 3 muaj pikat kufitare Öncüpınar (Bab Al Salam) dhe Çobanbey (Al Rai) për ndihmat humanitare, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Griffiths deklaroi: “Në 3 muajt e fundit kalimet në Öncüpınar dhe Çobanbey kanë qenë një linjë jetike për të ndihmuar sirianët që u prekën nga tërmetet e 6 shkurtit. Vendimi i qeverisë siriane për t’i mbajtur të hapura (këto kalime) për ndihmat e OKB-së për 3 muaj të tjerë është i mirëpritur”.

Pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş më 6 shkurt, regjimi i Asadit në Siri dha pëlqimin që pikat kufitare Öncüpınar dhe Çobanbey të përdoren për 3 muaj për ndihmën humanitare ndërkufitare të OKB-së për Sirinë.

Për këto pika, afati i të cilave përfundonte mëngjesin e sotëm, regjimi i Asadit dha pëlqimin që të përdoren për ndihma ndërkufitare deri më 13 gusht.

Ndërsa pika kufitare Cilvegözü (Bab Al-Hawa) e cila është pika e vetme kufitare e autorizuar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndihmat humanitare do të qëndrojë e hapur deri më 10 korrik.

Related posts

Irani: Fqinjët që strehojnë forca amerikane dhe mundësojnë sulme duhet të sqarojnë qëndrimin e tyre

RTI

Meksika vendos tarifa deri në 50% ndaj produkteve kineze, mbrojtje tregtare apo presion nga SHBA?

Muhamet Ramadani

Pasi vizitoi Zelenskyn, pritet të udhëtojë në Moskë për tu takuar me presidentin Vladimir Putin, Viktor Orban: Nuk jam në pozitë për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë

admin