RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia e Kina ia tregojnë muskujt ushtarakë Perëndimit

rusia-e-kina-ia-tregojne-muskujt-ushtarake-perendimit

Rusia ka nisur të enjten manovrat ushtarake njëjavore, duke përfshirë edhe forca nga Kina dhe vendet e tjera në një demonstrim të bashkëpunimin ushtarak në ngritje ndërmjet Moskës dhe Pekinit, derisa të dyja po përballen me tensione në ngritje me Shtetet e Bashkuara.

Manovrat kanë për qëllim gjithashtu të demonstrojnë se Moska ka kapacitet të mjaftueshëm ushtarak për manovra ushtarake, edhe pse ka angazhuar dhjetëra mija trupa në luftën në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtrimet “Vostoku 2022” do të mbahen më 7 shtator në Rusinë e largët lindore dhe në Detin e Japonisë, dhe se do të angazhojnë më shumë se 50 mijë trupa dhe më shumë se pesë mijë njësi ushtarake, përfshirë më shumë se 140 fluturake dhe luftanije.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, do të mbikëqyrë personalisht manovrat që do të përfshijnë edhe trupa nga disa ish-shtete sovjetike, Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua dhe Siria.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se si pjesë e manovrave, flotat kineze e ruse në Detin e Japonisë do të kryejnë aksione për të mbrojtur komunikimet detare dhe “zonat e aktivitetit ekonomik”. Rusia ngulmon se do të përkrahë edhe trupat aleate.

Manovrat tregojnë lidhjet ushtarake në ngritje ndërmjet Moskës dhe Pekinit, që janë fuqizuar edhe më shumë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Kina ka refuzuar qëllimshëm të kritikojë pushtimit e Rusisë, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokimin e Moskës. Pekini ka dënuar sanksionet perëndimore ndaj Kremlinit.

Rusia ndërkohë ka akuzuar Ukrainën, në ditën kur kanë arritur inspektorët e agjencisë atomike të OKB-së, se ka sulmuar në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhzhias. Zëdhënësi Igor Konashenko ka thënë se dy ekipe prej rreth 60 personash kanë kryer sulme në afërsi të centralit bërthamor. Moska thotë se sulmi është neutralizuar. Ukraina i ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat, derisa ushtria ruse vazhdon të ketë kontrollin e uzinës, ku po punojnë punëtorët ukrainas. Në Zaporizhia ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë. /koha

Related posts

Suedia i jep leje ekstremistit të djathtë që ta djegë Kuranin në publik – VIDEO

admin

Sulmohen me shok bomba policët e Kosovës në veri

admin

Erdogan: Turqisë do të përshpejtojë projektet në fushën e mbrojtjes

admin