RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Yener: Ka përfunduar numërimi i 99 për qind të kutive

yener:-ka-perfunduar-numerimi-i-99-per-qind-te-kutive

Procesi i numërimit të votave sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener, nuk ka filluar ende në 27 kuti.

Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener, në paraqitjen e sotme të parë para mediave tha se nga numërimi i deritanishëm Recep Tayyip Erdoğan (Aleanca e Popullit) kishte 49,40% të votave, kurse Kemal Kilicdaroglu (Aleanca e Kombit) 44,96%, Sinan Ogan (Aleanca ATA) mori 5,2%, ndërsa Muharrem Ince garantoi 0,44% të votave, shtoi Yener.

“Në orën 09:45 me orën lokale, procesi i numërimit ka përfunduar në 192.187 kuti votimi. Procesi i numërimit ka përfunduar në 99 për qind të kutive të ngritura në gjithë vendin”, tha ai.

“Aktualisht, procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende në 27 kuti votimi në vend”, theksoi Yener, duke shtuar se procesi i futjes së të dhënave është duke u zhvilluar.

Në fletën e votimit presidencial, votuesit zgjodhën midis Erdoğanit, Kilicdaroglut dhe Oganit të Aleancës ATA. Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara të enjten. /trt

Related posts

Qyteti italian që do të ndalojë akulloret dhe picat pas mesnate, ja çfarë synon të arrihet përmes projektligjit

admin

Gjermania synon të blejë tanke dhe obusë të rinj

rezart morina

Aksion para rektoratit – kërkohet që UP-së mos t’i hiqet emri “Hasan Prishtina”

admin