RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Yener: Ka përfunduar numërimi i 99 për qind të kutive

yener:-ka-perfunduar-numerimi-i-99-per-qind-te-kutive

Procesi i numërimit të votave sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener, nuk ka filluar ende në 27 kuti.

Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener, në paraqitjen e sotme të parë para mediave tha se nga numërimi i deritanishëm Recep Tayyip Erdoğan (Aleanca e Popullit) kishte 49,40% të votave, kurse Kemal Kilicdaroglu (Aleanca e Kombit) 44,96%, Sinan Ogan (Aleanca ATA) mori 5,2%, ndërsa Muharrem Ince garantoi 0,44% të votave, shtoi Yener.

“Në orën 09:45 me orën lokale, procesi i numërimit ka përfunduar në 192.187 kuti votimi. Procesi i numërimit ka përfunduar në 99 për qind të kutive të ngritura në gjithë vendin”, tha ai.

“Aktualisht, procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende në 27 kuti votimi në vend”, theksoi Yener, duke shtuar se procesi i futjes së të dhënave është duke u zhvilluar.

Në fletën e votimit presidencial, votuesit zgjodhën midis Erdoğanit, Kilicdaroglut dhe Oganit të Aleancës ATA. Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara të enjten. /trt

Related posts

Rritet në 26.257 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza, 174 të vrarë në 24 orët e fundit

Muhamet Ramadani

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

admin

Venezuela: Sulmet ndaj Karakasit përpjekje për të imponuar luftë koloniale dhe për të detyruar ndryshimin e regjimit

RTI