Duke thënë se u janë qasur rezultateve të zgjedhjeve me respekt, Peskov deklaroi: “Ne e respektojmë dhe do ta respektojmë zgjedhjen e popullit turk. Megjithatë, në çdo rast presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet dhe të zgjerohet”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se i ndjekin me interes zgjedhjet në Turqi për shkak të bashkëpunimit mes Rusisë dhe Turqisë në shumë fusha, duke shtuar se respektojnë zgjedhjen e popullit turk.
Duke folur para gazetarëve në Moskë, Peskov tha se Turqia dhe Rusia kanë bashkëpunim të gjerë në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi.
“Ne jemi të bashkuar me Turqinë në një gamë të gjerë bashkëpunimi reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme si energjia, turizmi, tregtia, bujqësia dhe transporti”, tha Peskov.
Duke theksuar se bashkëpunimi në fjalë zhvillohet në përputhje me interesat e popullit turk dhe rus, Peskov tha: “Për këtë arsye ne i ndjekim me shumë interes lajmet për zgjedhjet nga Turqia”.
Duke thënë se i janë qasur rezultateve të zgjedhjeve me respekt, Peskov deklaroi: “Ne e respektojmë dhe do ta respektojmë zgjedhjen e popullit turk. Megjithatë, në çdo rast presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet dhe zgjerohet”.
Ai theksoi se Turqia ka një demokraci të pjekur.
“Turqia është një vend i fortë, sovran dhe sigurisht një vend që mund të sigurojë zgjedhje transparente dhe demokratike dhe të parandalojë të gjitha llojet e akteve të paligjshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit.