RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja lëviz para drejt marrëveshjes për shkëmbim të të burgosurve me Iranin

shba-ja-leviz-para-drejt-marreveshjes-per-shkembim-te-te-burgosurve-me-iranin

Administrata Biden ka hapur rrugën për lirimin e pesë amerikanëve të paraburgosur në Iran, duke lejuar që nga bankat ndërkombëtare të transferohen 6 miliardë dollarë para të ngrira iraniane nga Koreja e Jugut në Katar, pa frikën nga sanksionet nga SHBA-ja, raporton agjencia AP.

Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes, administrata është pajtuar të lirojë pesë shtetas iranianë të mbajtur në SHBA.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka nënshkruar heqjen e sanksioneve në fundjavën e kaluar, një muaj pasi zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë thanë se janë dakorduar në parim për shkëmbim. Kongresi nuk është informuar për vendimet deri të hënën, siç ka bërë të ditur “AP”.

Emrat e të burgosurve iranianë që do të lirohen nuk janë bërë të ditur.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet të përballet me kritika nga republikanët, pasi që vendimi për të liruar 6 miliardë dollarë të transfereve bankare do t’i japë një shtytje ekonomisë iraniane. /koha

Related posts

Policia angazhon personel shtesë në pikat kufitare Kosovë – Serbi

Muhamet Ramadani

BE mbyll kapitullin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, fondet zhbllokohen në janar

admin

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin