RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Zyrtare: Turqia shkon në balotazh për presidentin më 28 maj

zyrtare:-turqia-shkon-ne-balotazh-per-presidentin-me-28-maj

Dallimi mes Erdoğanit dhe Kiliçdaroğlut nga 99.87% të votave të numëruara është rreth 2,5 milionë vota në favor të presidentit aktual.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë njoftoi zyrtarisht se presidenti i vendit do të përcaktohet me balotazh më 28 maj. Dy kandidatët më të votuar në zgjedhjet presidenciale, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kemal Kiliçdaroğlu, do të vazhdojnë garën për të udhëhequr Turqinë.

Kur kanë mbetur rreth 35 mijë vota pa u numëruar zyrtarisht, presidenti aktual Erdoğan ka 49,5% të votave, ndërsa rivali më i afërt, Kiliçdaroğlu, ka 44,89% të votave. Sinan Oğan përfundon garën me 5,17% të votave, ndërsa në konton e kandidatit të tërhequr, Muharrem Ince, kanë shkuar 0,44% të votave.

Në numra të përgjithshëm, dallimi mes Erdoğanit dhe Kiliçdaroğlut nga 99.87% të votave të numëruara është rreth 2,5 milionë vota në favor të presidentit aktual.

Gjatë konferencës për media, kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener, njoftoi se në zgjedhjet e 14 majit është shënuar pjesëmarrje prej 88,92 për qind, ndërsa jashtë vendit 52,69 për qind. /trt

Related posts

SHBA nuk braktis Prishtinën pavarësisht tensioneve, ambasadori Hovenier: Përkushtimi i ndaj popullit të Kosovës, më i fortë se kurrë

admin

I riu 25 vjeçar vritet nga forcat izraelite në Hebron, trupi i tij mbahet nga ushtria

Hevzi

Osmani: Vlerësojmë Shqipërinë për respektimin e pakicës maqedonase

admin