Një gjykatë ka dënuar sot liderin e moderuar musliman Rached Ghannouchi me një vit burg pasi ka quajtur oficerët e policisë “tiranë” teksa partia e tij quante gjyqin një farsë.
81 vjeçari Ghannouchi, është themelues i partisë Ennahdha dhe ka refuzuar të zhvendoset nga vendi i tij i burgimit për gjyqin e sotëm, teksa avokati i tij quante zhvillimin “hakmarrje politike që shënjestrojnë kundërshtaret e regjimit”.
Ghannouchi, ish-kryetar i parlamentit dhe kritik i ashpër i presidentit të Tunizisë, Kais Saied, thotë se ardhja e tij ne pushtet në vitin 2021 ishte një ‘grusht shteti’ që i dha atij të gjitha.
Ghannouchi ishte ndaluar prej prillit për komplot kundër sigurisë së shtetit.
Ai ishte thirrur disa herë për marrje në pyetje por kjo është hera e parë që ai nuk është liruar.
Avokati i tij Ennahda dënoi vendimin si një “urdhër i padrejtë politik” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm.
Bashkë me të dhe rreth 20 njerëz të tjerë janë arrestuar, duke përfshirë drejtorin e stacionit radio Mosaique, Noureddine Bouttar, me një seri akuzash politike.
Veprimet vijnë mes tensioneve sociale dhe krizës ekonomike që ka përfshirë Tunizinë. /tch