Masat restriktive që synojnë sektorë të caktuar të ekonomisë së Federatës Ruse mbeten në fuqi deri më 31 janar 2023
Bashkimi Evropian vazhdoi sot për gjashtë muaj të tjerë sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se masat restriktive që synojnë sektorë të caktuar të ekonomisë së Federatës Ruse mbeten në fuqi deri më 31 janar 2023.
Sanksionet përfshijnë ndalimin e importit të arit, naftës dhe qymyrit, ndalimin e eksportit të mallrave luksoze, kufizimet në tregtinë e teknologjisë dhe mallrave me përdorim të dyfishtë dhe përjashtimin e bankave ruse dhe bjelloruse nga përdorimi i sistemit të pagesave ndërkombëtare SWIFT.
BE-ja ka vendosur sanksione që nga viti 2014 për shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, të cilat u zgjeruan ndjeshëm pas fillimit të luftës në shkurt.
Që atëherë, BE-ja ka miratuar gjithsej shtatë pako sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë sanksionet ekonomike dhe ka zgjeruar listën e zezë duke vendosur ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve të personave që llogariten përgjegjës për luftën.
BE-ja ka një regjim të veçantë sanksionesh për aneksimin e paligjshëm të Sevastopolit dhe Krimesë.
Brukseli i bëri thirrje Moskës t’i japë fund “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë, duke i ofruar Kievit mbështetje ekonomike, ushtarake dhe humanitare. /aa