RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Evropës miraton Regjistrin e dëmeve në Ukrainë

keshilli-i-evropes-miraton-regjistrin-e-demeve-ne-ukraine

Këshilli i Evropës ka nisur regjistrimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, por jo të gjitha vendet i janë bashkuar nismës.

Në total, 40 nga 46 shtetet e Këshillit të Evropës kanë rënë dakord ose do ta bëjnë këtë në të ardhmen.

Armenia, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Hungaria dhe Turqia nuk do t’i bashkohen nismës për momentin.

“BE-ja, Kanadaja, Japonia dhe SHBA-ja po marrin pjesë”, njoftoi Këshilli i Evropës në samitin e zhvilluar në Rejkjavik.

Ky samit u zhvillua për herë të parë në 18 vjet dhe kishte për qëllim solidarizimin me Ukrainën dhe të dërgimin e një sinjali uniteti ndaj Rusisë.

Regjistri i dëmeve synon të dokumentojë shkatërrimet në Ukrainë, e cila u sulmua nga Rusia, në mënyrë që të vendosë Rusinë përpara përgjegjësisë.

Regjistri konsiderohet si një hap i parë në rrugën drejt pagesave të mundshme të kompensimit në Ukrainë.

Ideja i referohet një rezolute të Kombeve të Bashkuara dhe tani do të zbatohet nën ombrellën e Këshillit të Evropës.

Synimi është të mblidhen informacione dhe prova për të gjitha dëmet, humbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus.

Regjistri i Dëmeve do të vendoset në Hagë në Holandë, por do të ketë një zyrë në terren në Ukrainë.

Fillimisht do të krijohet për një periudhë trevjeçare. Të gjithë anëtarët dhe vëzhguesit e Këshillit të Evropës do të mund të marrin pjesë në regjistër, si dhe vendet e tjera që kërkojnë dhe pranohen.

Më pas pritet që ata të paguajnë kontribute për financimin e regjistrit.

Mund të ketë gjithashtu një instrument shtesë për të bërë të mundur kompensimin e dëmeve në të ardhmen.

Për këtë mund të ngrihet një komision dhe një fond kompensimi, megjithëse ende nuk ka një format të saktë për këtë. Është gjithashtu e paqartë se si do të duhej të strukturohej një fond i tillë kompensimi.

Ideja e përdorimit të aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit për këtë qëllim është ngritur disa herë.

Megjithatë, kjo pritet të jetë shumë e vështirë nga pikëpamja juridike. /atsh

Related posts

Maqedoni e Veriut, niset grupi i parë haxhilerëve

rezart morina

BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës

RTI

Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët nëntokësorë të Veriut

RTI