RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobari e Lajçaku nesër në Kosovë

escobari-e-lajcaku-neser-ne-kosove

Në funksion të uljes së tensioneve pritet të jetë vizita e dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Njohës të zhvillimeve në vend paralajmërojnë arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për depërshkallëzimin e situatës e presion mbi palët për një gjë të tillë.
Zhvillimet në pjesën veriore javën e fundit kanë bërë që në fillim të javës Kosovën ta vizitojnë emisarët euroamerikanë, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak.

Të hënën, i dërguari i SHBA-së, Escobar, e ai i BE-së, Lajçak, pritet të takojnë krerët më të lartë të shtetit.

Synimi i dyshes Escobar-Lajçak, sipas njohësit të zhvillimeve në vend, Dritëro Arifi, është arritja e një marrëveshjeje të përkohshme për uljen e tensioneve në veri.

Arifi ka kritika për të dyja palët, SHBA-në e BE-në, në, siç thotë, qasjen ndaj Kosovës e drejtimin e negociatave.

“Mendoj që sidomos Brukseli po e trajton Kosovën si çështje të hapur politikisht dhe ligjërisht, prandaj edhe Serbia është kaq e trimëruar dhe normalisht kjo i shkon në falënderim edhe Rusisë. Në njëfarë mënyre edhe vetë BE-ja po ia len vetë në pjatë problemin Rusisë që mund të manovrojë me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Agolli.

E profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri, pret që të vazhdohet me presionin ndaj palëve.

“Natyrisht që zgjedhjet dhe situata e fundit e krijuar në veriun e Kosovës kanë treguar se pa një mbikëqyrje të vazhdueshme do të thosha dhe pa një mbështetje të pareshtur të lehtësuesve të negociatave dhe SHBA-së situata lehtësisht mund të dalë jashtë kontrollit. Natyrisht, presim që presioni të vazhdojë të jetë i shtuar mbi palët dhe në veçanti është shumë e rëndësishme që të mund të mbahen fillimisht zgjedhjet në veriun e Kosovës në mënyrë që pastaj edhe të vazhdohet me tej me agjendën që ata kanë përcaktuar e palët janë dakorduar me to”., ka thënë Imeri.

Për më shumë se një javë tensionet kanë shoqëruar veriun e Kosovës.

Derisa Qeveria e Kosovës insiston në ofrimin e qasjes për kryetarët e rinj në objektet komunale, protestuesit serbë kundërshtojnë një veprim të tillë. Gjatë javës që shkoi nga protestat e dhunshme mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, e 6 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Po ashtu pati 21 sulme ndaj mediave e gazetarëve.

Related posts

Qyteti i vogël në Kanada në zi pas të shtënave masive në një shkollë të mesme

Kushtrim Guraj

Aksident mes veturës dhe kamionit në Drenas, vdes një person

Muhamet Ramadani

Arrestohet në Napoli një nga 100 personat më të rrezikshëm dhe më të kërkuar, ishte fshehur në një bunker brenda apartamentit

admin