RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çka u sekuestrua dje në aksionin për fajde, ky është raporti i Policisë

cka-u-sekuestrua-dje-ne-aksionin-per-fajde,-ky-eshte-raporti-i-policise

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës se djeshme, pas një operacioni policor të kryer në disa lokacione.

Në raportin e PK-së shtohet edhe se, gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri.

Siç njofton policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“FAJDE – Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar kater persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.

Related posts

Rebelët e Houthi sulmojnë me raketa balistike dhe dronë një anije greke në Detin e Kuq, ja si paraqitet situata

admin

Haxhinjtë indonezianë të “Rrugës së Mekës” mbërrijnë në Medine për haxh

admin

Rama ndan foto nga tokat e prodhimit shqiptar në Goriçan të Beratit

admin