RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillon ndërtimi i termocentralit diellor në Gjakovë

fillon-ndertimi-i-termocentralit-diellor-ne-gjakove

Ka filluar ndërtimi i termocentralit diellor me kapacitet 150 MW, në fshatin Bec të Gjakovës.

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë së Kosovës, në ceremoninë e fillimit të punimeve të këtij projekti mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kurti tha se ky moment simbolizon jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve të Qeverisë për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtërishme të energjisë, por edhe përkushtimin për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për vendin.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë –atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ligji për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë dhe Strategjia jonë e re e Energjisë, sipas kryeministrit, tregon përkushtimin e Kosovës për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për të investuar.

Javën e kaluar kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power lancuan ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

Related posts

Protesta masive në Francë, paralajmërohet mbyllja e shkollave dhe bllokimi i trafikut

admin

Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

rezart morina

Gjukanoviq për Abazoviqin: Të vetmen gjë që e vlerësoi tek ai është se është shqiptar

admin