RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosin-2-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite plagosi dy palestinezë me plumba të vërtetë dhe arrestoi dy palestinezë të tjerë gjatë demonstratave të zhvilluara në qytetin El-Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore palestineze, u mbajtën protesta në lagjen Bab ez-Zawiya në El-Halil pasi ushtarët izraelitë vranë katër palestinezë dje në Jenin.

Ushtarët izraelitë iu përgjigjën protestuesve me plumba të vërtetë. Ushtarët gjithashtu përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës kundër turmës.

Mësohet se dy palestinezë të plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë me plumba të vërtetë janë dërguar në spital.

Dëshmitarët okularë njoftuan se forcat izraelite arrestuan dy persona gjatë incidenteve.

Ushtria izraelite vrau katër persona në Jenin

Ministria palestineze e Shëndetësisë dje njoftoi se ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje katër palestinezë në Jenin dhe plagosën 44 të tjerë.

Forcat izraelite kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor për të arrestuar palestinezët me akuza të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse ndodhin incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reagojnë ndaj bastisjeve të ushtrisë izraelite.

Kampi i Refugjatëve Jenin, ku janë përqendruar grupet e rezistencës palestineze, është skenë e përleshjeve herë pas here gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë. /aa

Related posts

Kovaçevski në Lubjanë: Sllovenia gjithnjë ka qenë një mbështetës i fuqishëm dhe i zëshëm

Muhamet Ramadani

Sot protestojnë pensionistët në Mitrovicën veriore, shkak dinari

Muhamet Ramadani

Përmbytje dhe stuhitë e njëpasnjëshme godasin Evropën Perëndimore! 16 të vdekur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur

admin