RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshohet se vrau një person nga pakujdesia, lirohet në procedurë të rregullt

dyshohet-se-vrau-nje-person-nga-pakujdesia,-lirohet-ne-procedure-te-rregullt

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjtit dyshohet për vrasje nga pakujdesia.

I arrestuar dyshohet se më datë 04 shkurt të këtij viti në fshatin Levoshë të Pejës, ka vrarë një person nga pakujdesia.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin cilësimi i veprës ka ndryshuar nga “Hetim i vdekjes” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Në raportin 24 orësh thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“VRASJE NGA PAKUJDESIA Fsh. Levoshë, Pejë 04.02.2023, 11:43. Me datën 19.05.2023 është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes në vrasje nga pakujdesia. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /

Related posts

Trump: Negociatat me Iranin po ecin “shumë mirë”

Irfan Jahiu

Francë, arrestohen mbi 400 persona gjatë bllokimit të shkollave të mesme

RTI

Zbulohen 100 varre të tjera të fëmijëve aborigjenë në Kanada

admin