RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, arrestohen mbi 400 persona gjatë bllokimit të shkollave të mesme

france,-arrestohen-mbi-400-persona-gjate-bllokimit-te-shkollave-te-mesme

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez tha se më shumë se 400 persona u arrestuan të martën gjatë bllokimeve të shumta të shkollave të mesme, transmeton Anadolu.

“Gjithsej në vend pati 440 arrestime. Ende nuk i kemi shifrat e plota, por më është thënë se dy të tretat e tyre rezultuan në ndalimin e personave në paraburgim policor”, tha Nunez për transmetuesin BFMTV të martën në mbrëmje.

Ai tha se arrestimet lidhen kryesisht me dëmtimin e pronës dhe përleshjet me forcat e sigurisë, përfshirë dhunën ndaj zyrtarëve publikë.

Duke i përshkruar incidentet si “mjaft serioze”, Nunez tha se forcat e sigurisë kishin vepruar në mënyrë “jashtëzakonisht proporcionale”, në përgjigje të kritikave të disa figurave politike për veprimet e policisë.

Sindikata e nxënësve të shkollave të mesme USL raportohet se tha se 400 nga rreth 3.700 shkolla të mesme në Francë ishin bllokuar.

Ministria e Arsimit raportoi gjithashtu 31 të plagosur mes nxënësve dhe stafit, ndërsa Nunez tha se “48 pjesëtarë të forcave të sigurisë së brendshme u plagosën” gjatë ditës.

Nxënësit e shkollave të mesme në rajonin Ile-de-France kanë protestuar gjatë javës së fundit, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave dhe oraret si dhe mungesën e mësuesve.

Më vonë, USL bëri thirrje për vazhdimin e bllokimeve të shkollave të enjten, për të kërkuar më shumë burime për nxënësit.

Related posts

Lirohet benzina për 1 cent, mbetet i pandryshuar çmimi i naftës dhe gazit

admin

Ku përfundojnë valixhet që nuk i merr askush nëpër aeroporte?

Hevzi

Vetë në garë për kreun e Shtëpisë së Bardhë, demokratja Kamala Harris interviston kandidatët e mundshëm për nënpresident. Ja tre emrat kryesorë

admin