RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

G7 kërkon nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit

g7-kerkon-nga-kosova-dhe-serbia-te-zbatojne-marreveshjet-e-brukselit-dhe-ohrit

Liderët e shteteve të G7 në komunikatën e lëshuar sot pas takimit që kanë mbajtur në Hiroshima të Japonisë, në përfundimet e tyre kanë përfshirë edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë komunikatë zyrtare thuhet se vendet e G7 mirëpresin marrëveshjen për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e Implementimit të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars.

Vendet e G7 kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë që të zhvllokojnë potencialin e tyre të plotë dhe të avancojnë raportet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

“Për të zhbllokuar potencialin e tyre të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne bëjmë thirrjenga të dyja palët të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatës”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Pas 129 orëve, një çift shpëtohet i gjallë nga rrënojat e tërmetit

rezart morina

Zyra e BE-së në Kosovë e përshëndet miratimin e liberalizimit të vizave

rezart morina

Të shtëna me armë në Kanada, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

admin