RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani

kosovari-vret-bashkeshorten-ne-parking-te-nje-shitoreje-ne-gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani të shtunën mbrëma. Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitoreje në Aachen.

Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.

Burime për KOHËN kanë bërë të ditur se dorasi është kosovar nga një fshat i Mitrovicës. Po ashtu edhe viktima është nga një fshat i Mitrovicës.

Siç është thënë nga kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts të hënën për “Bild”, bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet prapa vrasjes.

Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve. Kosovari 37-vjeçar gjendet në paraburgim që nga dita e diele.

Related posts

Masakra me 133 viktima në Moskë, Putin: Janë arrestuar 4 personat që kryen sulmin! Po tentonin të largoheshin në…

admin

Umerov emërohet ministër i ri i Mbrojtjes i Ukrainës

Muhamet Ramadani

VIDEO/ “Duhet të na kishit paguar më mirë…”- Punonjësi i zemëruar në Kaliforni i vë flakën depos së letrës higjienike! Një i arrestuar, pamjet e vendosjes së zjarrit bëhen virale

admin