RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani

kosovari-vret-bashkeshorten-ne-parking-te-nje-shitoreje-ne-gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani të shtunën mbrëma. Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitoreje në Aachen.

Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.

Burime për KOHËN kanë bërë të ditur se dorasi është kosovar nga një fshat i Mitrovicës. Po ashtu edhe viktima është nga një fshat i Mitrovicës.

Siç është thënë nga kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts të hënën për “Bild”, bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet prapa vrasjes.

Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve. Kosovari 37-vjeçar gjendet në paraburgim që nga dita e diele.

Related posts

Shefi i OKB-së do të takohet me presidentët turk dhe ukrainas në Lviv

admin

Gaza, numri i të vrarëve nga gjenocidi izraelit rritet në 73.066

admin

Kosovë, mbi 6 mijë biznese u mbyllën zyrtarisht që nga viti 2020 deri në 2024

admin