RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet drejtori i “Visametricut”

arrestohet-drejtori-i-“visametricut”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar drejtori i kompanisë “Visametric” për “Mosekzekutim të vendimeve gjyqësore”.

Sipas njoftimit për media, prokurorja e shtetit pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O. shtetas turk, me aktvendim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata Komerciale ka marrë vendim që kompanisë “Visametric” t’i ndalohet që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Avokati Flamur Abdullahu ka njoftuar se ky vendim është marrë pas padisë kolektive që ka bërë ai ndaj kësaj kompanie lidhur me këtë çështje.

Abdullahu ka publikuar vendimin e gjykatës në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se vlera prej 30 euro për person është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Related posts

ShBA dënon djegien e veturave në veri të Kosovës

admin

BE mbështet aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor

rezart morina

VIDEO/ Të bërtitura dhe njerëz që largohen, momenti kur qëllohet me armë në sallën e koncerteve në Moskë! Autoritetet ruse: Sulm terrorist! Reagon edhe Shtëpia e Bardhë

admin