RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Skandali ‘cum-ex’, kancelari Scholz merret në pyetje, mohon akuzat

skandali-‘cum-ex’,-kancelari-scholz-merret-ne-pyetje,-mohon-akuzat

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mohuar sërish që të ketë ndihmuar një bankë të madhe të shmangë kthimin e miliona taksave, kur ai ishte kryebashkiak i Hamburgut.

“Unë nuk kam pasur asnjë ndikim në procedurat tatimore të Bankës Warburg. Nuk ekziston as treguesi më i vogël që të kem dhënë ndonjë garanci”, tha Scholz kur u mor në pyetje për herë të dytë nga një komision deputetësh të premten, shkruan DW.

Marrja në pyetje është pjesë e një hetimi nga Komisioni i Hamburgut për mashtrimin tatimor “cum-ex”, i cili i ka kushtuar qeverisë miliarda.

Hetimet

Scholz ka qenë në krye të bashkisë së Hamburgut deri në vitin 2018 dhe ka nisur kontrolli i email-ve që nga 1 janari i 2015-s.

Gjithçka bëhet në kuadër të hetimeve mbi skandalin e njohur si “Cum-ex”, me prokurorët që po përpiqen të zbardhin se si ka ndikuar klasa e atëhershme politike, në nëntor të 2016-s, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore me vlerë 47 milionë euro në dëm të bankës Warburg.

Në fokus të hetimit është edhe deputeti i SPD-së, Johannes Kahrs, por edhe politikanë të tjerë, të cilët dyshohen për favorizim të evazionit fiskal. /euronews

Related posts

Oficeri i FSK-së shpëton nënën dhe vajzën e saj nga mbytja në Shëngjin

rezart morina

Ministri iranian konfirmon: Izraeli kreu sulm kibernetik ndaj pikave të karburantit në Iran

rezart morina

Suedi, mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale

admin