RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të 4 vjeçarit

fsk-jep-detaje-per-gjetjen-e-trupit-te-pajete-te-4-vjecarit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjej pa shenja jetë trupin e fëmijës katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë.

Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Related posts

Turqia u jep medalje ekipeve të shpëtimit për përpjekjet pas tërmeteve – VIDEO

admin

U masakruan qindra persona, 27 vite nga masakra në Krushë të Madhe

admin

Shoigu: SHBA dhe aleatët e saj po nxisin vendet e tjera kundër Rusisë dhe Kinës

admin