RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Brendshëm rus vizitë në Arabinë Saudite, disa ditë pas Zelenskyy-t

ministri-i-brendshem-rus-vizite-ne-arabine-saudite,-disa-dite-pas-zelenskyy-t

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev mbërriti në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, disa ditë pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Samitin e Ligës Arabe, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, Kolokoltsev u takua me homologun e tij saudit, Abdulaziz Bin Saud Al Saud në kuadër të vizitës së tij në Rijad.

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve dhe një sërë çështjesh me rëndësi të përbashkët.

Detajet e takimit nuk janë bërë të ditura në lajm. Ministri i Brendshëm rus vizitoi Arabinë Saudite disa ditë pas presidentit të Ukrainës, Zelenskyy.

Pjesëmarrja e presidentit ukrainas në Samitin e Ligës Arabe

Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy mori pjesë në Samitin e 32-të të Ligës Arabe të mbajtur në Xheda të Arabisë Saudite më 19 maj, së bashku me liderët e shteteve anëtare.

Kjo ishte vizita e parë e Zelenskyy-t në Arabinë Saudite dhe një vendi arab pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë vitin e kaluar.

Arabia Saudite vepron si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, veçanërisht në shkëmbimin e të burgosurve dhe se ka marrëdhënie me Moskën, të cilat cilësohen si “strategjike”.

Related posts

Haiti po zhytet sërish në anarki, BE evakuon personelin diplomatik! Grupet kriminale po synojnë pushtetin

admin

Macron: Evropa dhe SHBA-ja ndodhen në një “moment rikonvergjence” para samitit të NATO-s në Ankara

Irfan Jahiu

Nënpresidenti i Iranit: Do të mbrojmë të drejtat “nga Hormuzi deri te kompensimet”

RTI