RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së: 43 mijë njerëz të vdekur nga konfliktet e armatosura në vitin 2022

shefi-i-okb-se:-43-mije-njerez-te-vdekur-nga-konfliktet-e-armatosura-ne-vitin-2022

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë të ditur se rreth 43 mijë njerëz kanë vdekur si rezultat i konflikteve të armatosura në vitin 2022, si dhe ka paralajmëruar se lufta po shkatërron jetët në mbarë botën, transmeton Anadolu.

“Vitin e kaluar, 94 për qind e viktimave në zonat e populluara ishin civilë”, tha Guterres gjatë një takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konfliktet e armatosura.

“Numri i përgjithshëm i të dëbuarve nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, dhunës, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe persekutimit arriti në 100 milionë refugjatë”, shtoi Guterres.

Shefi i OKB-së tha se konfliktet po nxisin pasigurinë globale të ushqimit.

“Vitin e kaluar, mbi 117 milionë njerëz u përballën me urinë akute, kryesisht për shkak të luftës dhe pasigurisë. E vërteta e tmerrshme është se bota po dështon të përmbushë angazhimet e saj për të mbrojtur civilët, angazhimet e parashikuara në të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha ai.

Guterres kërkoi që ata që kryejnë krime lufte të mbahen përgjegjës.

Related posts

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, raportohet për disa të vr’arë

Muhamet Ramadani

Tre të vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

admin

Ukrainasit shkatërrojnë bazën “Wagner”

admin