RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukrainasit shkatërrojnë bazën “Wagner”

ukrainasit-shkaterrojne-bazen-“wagner”

E godasin me raketat e sofistikuara “Himars”

Rrafshimi i kësaj ndërtese në qytezën lindore Popasna në lindje të Ukrainës tregon se efektshmërinë e armëve të sofistikuara perëndimore në duart e ukrainasve. Ndërtesa e shkatërruar është baza e mercenarëve të grupit famëkeq Vagner, njësi elitare e armatosur e lidhur me ushtrinë ruse dhe e akuzuar për krime lufte.

Lajmi që dëshmohet edhe nga filmimet u bë i ditur nga guvernatori i Luahnskut Serhi Haidai, por edhe nga reporterë të ndryshëm pro-Kremlinit në Telegram. Ndërtesa u godit me raketat e sistemit amerikan Himars, që godasin me precizion të lartë, objektiva deri 300 kilometra larg. Numri i viktimave mes militantëve pro-rusë nga ky sulm është ende i paqartë.

Dërgimi i artilerisë me rreze të gjatë veprimi nga vendet e NATO-s në ndihmë të ushtrisë ukrainase ka frenuar përparimin e rusëve në lindje të vendit.

Ky grup u vendos në Krime pasi rusët pushtuan gadishullin në 2014-ën. Pjesëtarët e njësisë kanë marrë pjesë edhe në luftëra të tjera, për të mbështetur politikat e Kremlinit, si në Siri, Libi, Mali e Republikës e Afrikës Qendrore. /tvklan

Related posts

Finlanda ndan 2.3 milionë dollarë për Rohingyat në Bangladesh mes uljes së fondeve

Irfan Jahiu

Ushtria izraelite bastis dhe mbyll radiostacionin e Kuranit në Bregun Perëndimor

Hevzi

Kryeministri armen: Vendi planifikon të normalizojë marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe Turqinë

Kushtrim Guraj