RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

E konfirmon Kurti: Nesër betohen kryetarët e komunave veriore

e-konfirmon-kurti:-neser-betohen-kryetaret-e-komunave-veriore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të betohen kryetarët e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Këtë njoftim, Kurti e dha përgjatë mbledhjes së Qeverisë.

Kryetarët e këtyre tri komunave nuk janë betuar akoma, pavarësisht se janë zgjedhur nga vullneti qytetar, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Zgjedhje të jashtëzakonshme ka pasur edhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me kryetarin e zgjedhur Erden Atiq, i cili u betua të premten e kaluar.

Related posts

Takimi i G7 në Itali/ Biden thekson mbështetjen për Kievin: Do sigurojmë që Ukraina të fitojë

admin

OKB e tronditur nga “ekzekutimet pa gjyq” të Izraelit në Jenin

Muhamet Ramadani

Mbi 17 mijë vota të manipuluara në Malishevë

Kushtrim Guraj