RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

E konfirmon Kurti: Nesër betohen kryetarët e komunave veriore

e-konfirmon-kurti:-neser-betohen-kryetaret-e-komunave-veriore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të betohen kryetarët e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Këtë njoftim, Kurti e dha përgjatë mbledhjes së Qeverisë.

Kryetarët e këtyre tri komunave nuk janë betuar akoma, pavarësisht se janë zgjedhur nga vullneti qytetar, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Zgjedhje të jashtëzakonshme ka pasur edhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me kryetarin e zgjedhur Erden Atiq, i cili u betua të premten e kaluar.

Related posts

Këngëtari, producenti dhe stilisti i njohur amerikan nderohet nga Macron me medaljen e lartë “Kalorës i Legjionit të Nderit”!

admin

Gashi: Kuvendi miraton ndryshime ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi seksual

Kushtrim Guraj

Itali – 76% e fëmijëve nuk angazhohen në asnjë aktivitet krijues

admin