RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

DASH: Shitja e avionëve F-35 Greqisë forcon paqen në rajon

dash:-shitja-e-avioneve-f-35-greqise-forcon-paqen-ne-rajon

Bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes është në një nivel historikisht të lartë dhe e bën rajonin më të sigurt, tha Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) duke iu referuar shitjes së avionëve luftarakë F-35 në Greqi.

Gjatë konferencës, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit përsëriti se qeveria amerikane nuk dëshiron të komentojë shitjen e pajisjeve mbrojtëse para se të ketë një njoftim zyrtar nga Kongresi.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga faqja e internetit “Hellas Journal”, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Greqinë një aleate dhe partnere të domosdoshme në NATO.

”Së bashku, vendet tona avancojnë synimet e përbashkëta për paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor, Ballkanin Perëndimor, rajonin e Detit të Zi dhe më gjerë”, tha ai.

“Marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Greqi është më e fortë se kurrë. Bashkëpunimi ynë forcon NATO-n dhe e bën rajonin më të sigurt”, shtoi ai. /atsh

Related posts

Leposaviq, një kosovari i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij

admin

Pas kërcënimit me bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës

admin

Izraeli u kërkon të huajve të tregojnë nëse bien në dashuri me palestinezë

admin