RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xi: Kina dhe Rusia duhet të mbështesin njëra-tjetrën për “interesa thelbësore”

xi:-kina-dhe-rusia-duhet-te-mbeshtesin-njera-tjetren-per-“interesa-thelbesore”

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi në një takim me kryeministrin rus Mikhail Mishustin se Kina është e gatshme të ofrojë mbështetje ”të fortë” mbi interesat thelbësore përkatëse të dy vendeve.

Agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua theksoi se të dy liderët u takuan në Pekin për bisedime dypalëshe, por nuk u dhanë detaje mbi “interesat thelbësore” të cilave u referohej presidenti kinez.

Sipas Xi, të dy shtetet duhet të forcojnë bashkëpunimin edhe në forume ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.

Gjatë vizitës dy-ditore të Mishustinit në Kinë, ai bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ekonomik midis Moskës dhe Pekinit.

Mishustin tha se ”Rusia shpreson të shesë më shumë produkte bujqësore në Kinë”. /atsh

Related posts

Turqia, Suedia dhe Finlanda do të takohen në Ankara për bisedimet e NATO-s

Muhamet Ramadani

BE: I presim liderët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel pa parakushte

admin

BE-ja dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Hevzi