RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

hebrenjte-fanatike-bastisin-xhamine-al-aksa

Dhjetëra kolonë fanatikë hebrenj nën mbrojtjen e forcave izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, u raportua se 252 kolonë fanatikë hebrenj bastisën oborrin e Al-Aksës në mëngjes.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, hebrenjtë fanatikë hynë në xhami nën mbrojtjen e shumë policëve izraelitë përmes portës së Al-Magharibe.

Policia izraelite gjithashtu pengoi palestinezët nën moshën 50-vjeç të hynin në Al-Aksa për t’u falur gjatë bastisjes.

Dyshohet se bastisjet do të shtohen në orët në vijim për shkak të thirrjeve të kolonëve hebrenj me pretekstin e “Shavuot”, një festë fetare që shënohet sot dhe nesër.

– Është shkelur sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Mesxhid Al-Aksa, sipas traktatit të paqes të nënshkruar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994; Vakëfet Jordaneze janë nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, pa lejen e Administratës, hebrenjtë hyjnë në faltoren e shenjtë me vendim të njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.

Related posts

Detaje nga operacioni “TOTO”, mbi 50 mijë euro të sekuestruara dhe 13 persona të arrestuar

admin

Clinton, thirrje amerikanëve të flasin hapur pas vdekjeve në Minneapolis

Muhamet Ramadani

Sulmet izraelite vranë të paktën 64 palestinezë në Gaza të shtunën

Muhamet Ramadani