RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Grenell për drekë te Rama: Duhet bërë më shumë për ta liruar Hashim Thaçin nga Haga

grenell-per-dreke-te-rama:-duhet-bere-me-shume-per-ta-liruar-hashim-thacin-nga-haga

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë ai ka zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin edhe kanë ngrënë drekë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga vetë Rama.

Kam drekuar me kryeministrin me Edi Rama. Nga aleati ynë i madh i NATO-s, Shqipëria dhe ne ramë dakord se duhet bërë më shumë për ta çliruar Hashim Thaçi nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith’’, ka shkruar Grenell.

Grenell ka qenë më herët i angazhuar në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë por që ai është shkarkuar nga kjo pozitë pas ardhjes në krye të Joe Biden në SHBA.

Related posts

Ministri kinez, homologut amerikan: Tajvani, vijë e kuqe që nuk duhet të kalohet

admin

Sot seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësimi i ligjit mbi ndarjet buxhetore

Hevzi

Gati 1,000 kolonë izraelitë sulmojnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa

Muhamet Ramadani