RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Varhelyi shkruan për takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni

varhelyi-shkruan-per-takimin-me-kurtin,-ve-theksin-te-asociacioni

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar.

Për këtë takim ka shkruar Varhelyi në një postim në Twitter, duke theksuar temat për të cilat kanë biseduar.

“Diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit [qeveritar] mbi progresin e rrugës europiane të Kosovës. BE-ja po ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjes së dialogut, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Në konferencën e përbashkët që pati më herët me Osmanin, Varhelyi tha se presin që marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet pa kushte.

“Është bërë progres në vitin e kaluar. Tash është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin. Të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë dhe të zbatohen pa kushte”, tha ai, duke përmendur edhe konkluzat e Këshillit Europian.

Related posts

Shpërthim në një restorant në Kinë, raportohet për 2 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur

admin

Deputeti i sulmuar në bazë racore në parlamentin francez: Racizmi nuk është opinion, është krim

admin

Serbët kërcënojnë deputetin ukrainas për njohjen e Kosovës

admin