RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfundoi votimi i diasporës: Erdoğan falënderoi votuesit

perfundoi-votimi-i-diaspores:-erdogan-falenderoi-votuesit

“Do të doja të falënderoja secilin nga vëllezërit e mi që votuan, duke reflektuar vullnetin e tyre dhe që përfaqësojnë me krenari kombin tonë në gjithë botën, edhe pse janë larg atdheut të tyre”, tha Erdoğan.

Përfundoi votimi në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Turqisë, ku qytetarët mund të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ndau një njoftim për votuesit jashtë vendit që votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Procesi i votimit jashtë vendit që ka nisur më 20 maj ka përfunduar. Dëshiroj të falënderoj secilin nga vëllezërit e mi që votuan, duke reflektuar vullnetin e tyre dhe që përfaqësojnë me krenari kombin tonë në gjithë botën, edhe pse janë larg atdheut të tyre”, tha Erdoğan.

Qytetarët në pikat kufitare dhe aeroporte do të mund të votojnë deri në mbylljen e vendvotimeve të rregullta, të dielën, më 28 maj, deri në orën 17:00.

“U bëj thirrje qytetarëve tanë, të cilët nuk kanë mundur të votojnë, ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha presidenti turk.

Siç theksoi ai, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte rekord, ashtu si edhe në zgjedhjet e 14 majit.

“Ju e keni kryer detyrën tuaj qytetare në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi Erdoğan.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi 49,5 për qind të votave në raundin e parë, si dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, i cili fitoi 44,89 për qind të votave në raundin e parë.

Aleanca e Popullit e Erdoğanit e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet fitoi shumicën në Parlament në raundin e parë. /trt

Related posts

I biri vrau dy mësues dhe 2 nxënës me sulmin me armë në shkollën e mesme në Georgia, policia arreston babain e 14-vjeçarit

admin

Venezuela, ky det me naftë dhe një film i riparë amerikan

RTI

Meloni: Italia do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” si vëzhguese

RTI