RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Varhelyi shkon këmbë nga jugu në veri, takon Listën Serbe

varhelyi-shkon-kembe-nga-jugu-ne-veri,-takon-listen-serbe

Pas Prishtinës ku u prit nga zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, qëndroi pasdite edhe në Mitrovicën e Veriut.

Pasi kaloi në këmbë urën mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë, nga pjesa jugore në atë veriore, Varhelyi u takua me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën drejt BE-së”, tha Varhelyi pas takimit.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Me Rakiqin kemi diskutuar edhe për mbështetjen e BE-së ndaj rajonit”, tha ai.

Related posts

Ukraina: Raketat ruse kanë shpesh pjesë të Perëndimit

Muhamet Ramadani

47 mualime vizituan shtetin e Turqisë

admin

Ushtria izraelite ka përdorur municion sa për 30 vjet në më pak se 3 vjet luftë

Muhamet Ramadani