RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Në Siri po ndërtohen shtëpi për një milion refugjatë

erdogan:-ne-siri-po-ndertohen-shtepi-per-nje-milion-refugjate

Presidenti turk tha se këto përpjekje duhet të kenë një aspekt “human, të ndërgjegjshëm dhe islamik”, duke theksuar se Turqia nuk mund t’i kthejë sirianët “duke përdorur forcën”.

Ankaraja aktualisht po punon për kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë nga Turqia në vendin e tyre, tha të enjten (25 maj) presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne ndërtuam shtëpi me briket në veri të Sirisë. Këtë e bëmë jo vetëm si shtet, por së bashku me organizatat joqeveritare. Me mbështetjen e Katarit, vazhdon puna për ndërtimin e shtëpive në Siri, të cilat mund të strehojnë një milion refugjatë. ”, tha Erdoğan.

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të mërkurën.

“Ne po ndërtojmë infrastrukturën për kthimin vullnetar të sirianëve nga Turqi në vendin e tyre”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se këto përpjekje duhet të kenë një aspekt “human, të ndërgjegjshëm dhe islamik”, duke theksuar se Turqia nuk mund t’i kthejë sirianët “duke përdorur forcën”.

Të mërkurën (24 maj) Soylu mori pjesë në një ceremoni për projektin “Kthimi vullnetar, i sigurt dhe i nderuar” në distriktin Jarabulus të Sirisë veriore, ku tha se 240.000 shtëpi do të ndërtohen në nëntë vende të veçanta në rajonet Idlib dhe Afrin gjatë tri viteve të ardhshme.

Më shumë se 3,7 milionë sirianë jetojnë aktualisht në Turqi, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Pas fillimit të luftës civile siriane në vitin 2011, Turqia miratoi një politikë “të dyerve të hapura” për sirianët që ikin nga lufta.

Qindra mijëra njerëz u vranë dhe më shumë se dhjetë milionë u zhvendosën, sipas vlerësimeve të OKB-së. /trt

Related posts

“Thirrëm njerëz që nuk duhej”, Putin pranon gabimet në mobilizim

admin

Spanjë, sheshet sërish mbushen në mbështetje për Palestinën

admin

Klinaku nga OVL e UÇK: Do të pengojmë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës

admin