RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një 34-vjeçar në Rahovec, gjendet i varur në një lis

vdes-nje-34-vjecar-ne-rahovec,-gjendet-i-varur-ne-nje-lis

Në fshatin Drenoc të Rahovecit, ka ndodhur një rast tragjik, ku një 34-vjeçar është gjetur i varur në një lis.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, përderisa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’”, ka thënë Elezaj për Kallxo.com.

Ai tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related posts

Gabriel Escobar u shkarkua? DASH hedh poshtë pretendimet: Do të lëvizë për një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan

admin

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Kushtrim Guraj

Lajçak takon Vuçiqin: Takimi i 15 majit mundësi e mirë për t’u dakorduar për hapat e ardhshëm

admin