RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania kritikon Izraelin për projektligjin që vë në shënjestër institucionet e të drejtave të njeriut

gjermania-kritikon-izraelin-per-projektligjin-qe-ve-ne-shenjester-institucionet-e-te-drejtave-te-njeriut

Gjermania ka kritikuar Izraelin lidhur me një legjislacion të propozuar për të kufizuar financimin e huaj për organizatat e të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Christian Wagner, tha se Gjermania e sheh me “shqetësim të madh këtë propozim legjislativ”.

“Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe me Izraelin karakterizohen edhe nga pjesëmarrja e gjallë dhe e larmishme e aktorëve të shoqërisë civile. Ky bashkëpunim rrezikon të dëmtohet nëse fondeve të huaja qeveritare për organizatat joqeveritare do t’u vihen taksë”, tha Wagner.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane tha se nëse projektligji miratohet atëherë do të ishte absolutisht i pamundur financimi i shumë projekteve në rajon.

Projektligji i ri tatimor i organizatave joqeveritare, i cili u propozua nga një anëtar i krahut të djathtë në parlamentin izraelit, parashikon vendosjen e taksës në një normë prej 65 për qind ndaj donacioneve nga vendet e huaja, Bashkimi Evropian (BE) dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

Related posts

Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, djali i ish-presidentit Thaçi: Më 17 shkurt në shesh. Drejtësi, jo politikë

admin

Luftimet rifillojnë në Alepo pas dështimit të armëpushimit

Muhamet Ramadani

Qindra izraelitë protestojnë në Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahut

RTI