RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania kritikon Izraelin për projektligjin që vë në shënjestër institucionet e të drejtave të njeriut

gjermania-kritikon-izraelin-per-projektligjin-qe-ve-ne-shenjester-institucionet-e-te-drejtave-te-njeriut

Gjermania ka kritikuar Izraelin lidhur me një legjislacion të propozuar për të kufizuar financimin e huaj për organizatat e të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Christian Wagner, tha se Gjermania e sheh me “shqetësim të madh këtë propozim legjislativ”.

“Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe me Izraelin karakterizohen edhe nga pjesëmarrja e gjallë dhe e larmishme e aktorëve të shoqërisë civile. Ky bashkëpunim rrezikon të dëmtohet nëse fondeve të huaja qeveritare për organizatat joqeveritare do t’u vihen taksë”, tha Wagner.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane tha se nëse projektligji miratohet atëherë do të ishte absolutisht i pamundur financimi i shumë projekteve në rajon.

Projektligji i ri tatimor i organizatave joqeveritare, i cili u propozua nga një anëtar i krahut të djathtë në parlamentin izraelit, parashikon vendosjen e taksës në një normë prej 65 për qind ndaj donacioneve nga vendet e huaja, Bashkimi Evropian (BE) dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

Related posts

“Aleatët e NATO-s janë mirënjohës që ti nuk je president”- Debati mes Trump dhe Harris, kandidatja demokrate: Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës nëse…

admin

Gjaksorët e Ballkanit në frontin ukrainaës

admin

Paga minimale rritet në 350 euro

Muhamet Ramadani