RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti gjerman miraton zgjatjen e misionit ushtarak në Kosovë

parlamenti-gjerman-miraton-zgjatjen-e-misionit-ushtarak-ne-kosove

Parlamenti i Gjermanisë votoi për zgjatjen e vendosjes së trupave gjermane në Kosovë edhe për një vit, raporton Anadolu.

505 ligjvënës, kryesisht nga qeveria e koalicionit qeveritar të kancelarit Olaf Scholz, votuan në favor të vendosjes së personelit ushtarak në forcën paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR.

Partia kryesore opozitare, Partia Kristian-Demokrate (CDU/CSU), gjithashtu mbështetën zgjatjen e periudhës, ndërsa 93 ligjvënës nga dy parti të tjera opozitare, Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë dhe Partia e Majtë socialiste, votuan kundër mocionit.

Mandati do t’i lejojë qeverisë gjermane të vendosë deri në 400 ushtarë në Kosovë deri në fund të qershorit 2024. Kostoja e dislokimit vlerësohet të jetë rreth 6,1 milionë euro.

Related posts

Këto janë mesazhet e paqes dhe solidaritetit që u dhanë në faljen e Bajramit në Kosovë

admin

Aksioni “Brezovica 6” – arrestohen shtatë persona e bastisen 11 lokacione

admin

Hamasi: Biden tenton të mbulojë krimet e Izraelit

admin